Kokainë në kontejnerë bananesh, denoncimi i “Condorellit” zbulon grupin mafioz

Kokainë në kontejnerë bananesh, denoncimi i “Condorellit” zbulon grupin mafioz

Shantazh dhe kërcënime për ta përdorur për transportin e kokainës nga Ekuadori. Plani i ngjan atij të zbuluar pak vite më parë në Shqipëri: kokainë në kontejnerë bananesh që do të futeshin në Itali në emër të kompanisë së ëmbëlsirave “Condorelli”. E njohur për prodhimin e ëmbëlsirave siciliane, kjo e fundit ka qenë për disa kohë subjekt i presionit të mafias dhe konkretisht klanit Santapaola-Ercolano. Kompania u ka rezistuar për disa vite kërcënimeve dhe kërkesave për zhvatje, deri në momentin që ka vendosur të denoncojë.

Siç raporton Corriere, hetimet kanë nisur në tetor 2017 dhe falë dëshmive të katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë – janë kryer 40 arrestime, dhjetë prej të cilave në arrest shtëpie, midis Catania, Syracuse, Cosenza dhe Bolonja . Hetuesit e Komandës Provinciale të Karabinierëve të Catania, të koordinuar nga DDA, kanë rindërtuar organigramën e grupit mafioz të familjes Santapaola-Ercolano në Paternò dhe Belpasso (qendra të rëndësishme të provincës Etna). Sipas aktakuzës, ata menaxhonin një trafik të lulëzuar droge, në veçanti marijuanë dhe kokainë, por kryenin edhe aktivitete të paligjshme si zhvatje, pastrim parash etj duke krijuar një situatë të kushtëzimit serioz të strukturës lokale ekonomike. Kapo i grupit ishte Santo Alleruzzo i cili, megjithë një dënim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, mafie dhe trafik droge që po vuan në burg në Rossano (Cosenza), ka përfituar nga lejet për t'u kthyer në vendin i origjinës, Paternò, ku gjatë takimeve mafioze jepte urdhra dhe direktiva për menaxhimin e punëve të klanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy