Regjistrimi i portaleve, Zekthi: Jam pro formalizimit, por kundër përpjekjes së njëanshme të qeverisë (VIDEO)

Regjistrimi i portaleve, Zekthi: Jam pro formalizimit, por kundër përpjekjes së njëanshme të qeverisë (VIDEO)

Analisti Fitim Zekthi e sheh si një përpjekje të qeverisë për bërë të heshtin zërat kritikë paralajmërimin e AKEP-it për regjistrimin e 44 portaleve.  Në një intervistë në studion e Tema TV, Zekthi u shpreh pro formalizimit dhe rregullimit me ligj të mënyrës sesi funksionojnë mediat online, por e quajti të njëanshme mënyrën sesi qeveria po vepron në rastin konkret.   

Unë nuk jam pro rregullimit parimisht, por kundër përpjekjeve të njëanshme të një qeverie të kapluar nga akuzat për bashkëpunim me krimin, që kjo qeveri t’i rregullojë këto media. Nëse ne përpiqemi si ta rregullojmë median online, si ta rregullojmë çështjen e shpifjeve ose sharjeve që nxisin urretje, ne nuk duhet ta bëjmë këtë gjë duke e ndjekur verbtazi atë që thotë kryeministri. Kjo gjë bëhet pas konsultimit me aktorët publikë, gazetarët, kryeredaktorët dhe në fund një debat parlamentar”, tha ai.

 “Është shqetësuese çështja e mediave online, sepse në to ka shpesh zëra të papërgjegjshëm, komente të papërshtatshme që e agravojnë diskursin publik, por kjo nuk do të thotë se ne, në përpjekje për ta rregulluar, duhet ta vëmë nën kontrollin e qeverisë shqiptare. Është një veprim i shëmtuar për të bërë të heshtin zërat kritikë mbi të”, tha ai.

Sipas Zekthit, detyrimi i mediave online për t’u regjistruar si biznes i çon ato drejt rrezikut të mbylljes. Por kjo do të thotë t’i hiqet mundësia qytetarëve të njihen me mënyrën si qeverisen.  

Rrezikojnë të mbyllen, kur janë shumë të nevojshme. Më mirë t’i kemi kështu siç janë. Kanë abuzime, teprime, pasaktësira, por na tregojnë se çfarë ndodh me qeverinë, çfarë ndodh me ministrat, kryeministrin, me paranë publike, sa njerëz të krimit ka në pushtet dhe sa ndikim kanë në vendimmarrje”, shprehet ai.   

Intervista e plotë e analistit Fitim Zekthi dhënë për "TemA TV"

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy