
Prokurorja e Përgjithshme e New York, Letitia James ngriti një padi civile në gjykatën e Manhatanit, duke akuzuar organizatën Trump për “akte të shumta mashtrimi dhe keqinterpretimi” në përgatitjen e buxheteve 2011-2021.
Sipas James, ish-Presidenti i SHBA ka fryrë miliardë dollarë pasuri për të ndihmuar kompaninë e tij që të ketë kushte të favorshme financiare për transaksionet, duke përfshirë norma më të ulëta interesi dhe mbulim më të lirë të sigurimit.
Ankesa prej 200 faqesh përmend gjithashtu emrat e fëmijëve të rritur të Trump, Donald Jr, Eric dhe Ivanka, si dhe drejtues të vjetër të kompanisë, duke përfshirë ish-kryefinancierin Allen Weisselberg.
Organizata Trump menaxhon hotele, fusha golfi dhe prona të tjera të pasurive të paluajtshme në mbarë botën dhe ndodhet nën hetim për më shumë se tre vjet.
Avokatja e familjes Trump tha se vlera e 23 pasurive ishte “fryrë me mashtrim” dhe se zyra e saj zbuloi më shumë se 200 shembuj të vlerësimeve të rreme.
Këto asete përfshijnë prona si Mar-a-Lago në Florida dhe apartament në Kullën Trump në Manhattan. Padia synon të rikuperojë të paktën 250 milionë dollarë të ardhura të supozuara të pamerituara.
Padia shton problemet e shumta ligjore me të cilat përballet Trump. Këto përfshinin një hetim penal në Georgia për përpjekjet e tij për të anuluar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe një hetim federal për trajtimin e të dhënave presidenciale nga ana e tij, gjë që çoi në një kontroll të FBI-së në pronën e Trump në Mar-a-Lago më 8 gusht.



