Tetë vjedhje brenda tre muajsh, arrestohen dy hajdutët në Vlorë

Tetë vjedhje brenda tre muajsh, arrestohen dy hajdutët në Vlorë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë të arrestuari janë R. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje dhe A. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë punës intensive dhe veprimeve hetimore për afro 3 muaj dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 8 vjedhje në qytetin e Vlorës.

Sipas policies këta shtetas vidhnin banesa, kryesisht ato të cilat i kishin pronarët jashtë shtetit, me qëllim për të vjedhur sa më shumë pajisje elektroshtëpiake, veshje, bizhuteri, lekë etj. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy