Analisti Bashkim Selmani, për sigurimin e mandatit të tretë në krye të VMRO/ DPMNE me vota unanime të kryeministrit Hristajn Miskoski, uron që të jetë i kujdesshëm në marrëdhëniet ndëretnike.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se me qëndrimet e tij nacionaliste, vihen në pikëpyetje të drejtat e shqiptarëve.
Me zgjedhjen e tij në krye të VMRO/DPMNE, politika maqedonase hyn në një kapitull të ri. Kjo parti është jashtëzakonisht nacionaliste dhe vjen me qëndrime nacionaliste në pushtet, dhe parulla e tyre është “Tua kthejmë Maqedoninë maqedonasve”. Ai nuk ka ndryshuar nga mendësia e Gruevskit dhe mendësia kundër shqiptarëve.
Ai është ndarë nga Gruevski vetëm për krimin dhe korrupsionin. Për të drejtat e shqiptarëve dhe përfaqësimin e tyre shtetërore, ka qenë heqja e balancimit dhe gjithë kjo krijon një disproporcion dhe anashkalimin e shqiptarëve.
Mickoski asnjëherë nuk ka futur në kthetra partitë shqiptare dhe kjo ka sjellë një revoltë të shqiptarëve, pasi vë në pikëpyetje të drejtat e shqiptarëve. Shpresoj që në mandatin e ri të jetë më i kujdesshëm në marrëdhëniet ndëretnike. Subjektet politike shqiptare nuk merrem me të drejtat e shqiptarëve, por me postet e tyre dhe këtë gjë Mickoski e ka kuptuar mirë.



