
Bledi Bajraktari, Konsull i Nderit të Ukrainës në Shqipëri në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me krizën e Ukrainës me Rusinë për të cilën u shpreh se nuk beson se do të ketë ndërhyrje ndërsa i ka cilësuar si matje pulses dhe se sipas tij vetë Putin do të tërheqë trupat për vijimin e një jete të qetë.
Ndërsa lidhur me qëndrimin që po mban Shqipëria në gjithë këtë çështje, Bajraktari tha se duke qenë pjesë e NATO-s ne jemi në mbështetje të Ukrainës, por aktualisht nëse do të ishte e nevojshme për ndihmë ushtarake ka vende të tjera më të fuqishme se ne.
Ai hidhi poshtë mundësinë e një lufte duke u shprehur se kjo krizë do të zgjidjhet në tavolinë përmes një dialogu ku palët do të flasin për interesat e tyre.
Situata Ukrainë-Rusi është pak shqetësuese por për këtë merren masat për të ruajtur sigurinë dhe të jenë në gadishmëri por duhet ta themi se detyrimisht mendoj se nuk do ketë ndërhyrje të drejtpërdrejtë, këto janë disa matje pulses duke pasur parasysh Rusinë dhe se vetë Putin do i tërheqë trupat e vetë për vazhdimin e jetës në mënyeë paqësore.
Ndërsa në këtë Shqipëria është pro Ukrainës territorit të plotë të saj pa ndërhyrje të drejtpërdrejta të politikës së saj. Ne mbështesin vendimet e SHBA duke qenë pjesë të NATOs. Sa i përket ndonjë ndihme ushtarake për momentin nuk besoj se do të jetë e nevojshme, ka shtete shumë të fuqishme ushtarakisht për ta ndihmuar Ukrainës por nëse do jetë e nevojshme dhe Shqipëria mund ta bëjë këtë. Por besoj se çdo gjë mund të arrihet përmes dialogut duke gjetur pikat e ndërmjetme dhe të qetësohen gjakrat.
Ukraina ka bërë një kërkesë ndihme për të gjithë vendet që e mbëshqtesin atë të gjithë shtetet anëtare sepse nga 2014 ushtria e ukrainës ka ardhur në reformim dhe domosdoshmërisht ka nevojë për ndihmë. Gjithmonë luftrat apo lojërat ushtrake fillojnë dhe mbyllen në tavolinë. Ky konflikt nuk ka ndodhur në tavolinë por do duhet pak kohë dhe do mbyllet në tavolinë përmes dialogut duke gjetur interesat e përbashkëta për atë qetësinë që të dy popujt e kërkojnë.



