Vrasja e shqiptarëve në Zvicër, dyshohet se grabitën 2 kg heroinë

Vrasja e shqiptarëve në Zvicër, dyshohet se grabitën 2 kg heroinë

Vrasja e dy të rinjve shqiptarë në Zvicër, mund të ketë si shkak çështjet e drogës. Janë mediat e këtij vendi të cilat raportojnë se vrasja e 28­-vjeçarit Mirjan B dhe 39­-vjeçarit Orges S, të cilët u qëlluan teksa qëndronin të ulur në një kafe në Bazel, ka ardhur si shkak i grabitjes së rreth 2 kg heroine.

Dyshohet se një prej viktimave ka qenë pjesë e grabitjes së drogës. Ajo që mund të thuhet me siguri tashmë është se viktimat qëndronin si turistë në Zvicër, sipas gjithë gjasave të lidhur me rrjetin e bandave narko­trafikante.

Në lidhje me atë se deri ku kanë arritur hetimet, nuk ka dashur të komentojë komisari i policisë, Rene Gsell, por ai tha vetëm se “hetimet janë të vështira dhe gjithëpërfshirëse”.

I pyetur nëse agresorët janë arrestuar, Gsell nuk ka dashur të komentojë.

Dy kufomat e shqiptarëve të vrarë do të kthehen në Shqipëri të mërkurën. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa policia ka arritur të sekuestrojë celularët e viktimave, të cilët mund të çojnë edhe në gjurmët e autorëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy