
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Kreu i qeverisë i bëri thirrje Prokurorisë që të angazhohet maksimalisht në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen e të dënohen.
“Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë edhe me ekspertët ndërkombëtarë janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi në Drenas.



