
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar nëpërmjet një videoje premtimet e pambajtura të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në video shfaqen pjesë nga daljet publike të Veliajt në prag të fushatës, ndërsa pjesa e dytë vijon me ndërtimet që janë në proces e sipër.
“Realiteti është krejt i ndryshëm nga propaganda. Në televizion shfaqet duke mbjellur pemë, në realiteti ka rritur lejet e ndërtimit në Tiranë. Në 2017 i rriti me 118% nga viti 2016, duke 2.5-fishuar sipërfaqen e ndërtuar. Ndërsa në vitin 2018, që ende nuk ka përfunduar, ka arritur të rrisë me 61% lejet e ndërtimit, në 6-mujorin e parë”, thuhet në video.



