Kuvendi voton sot ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 18 qershorit

Kuvendi voton sot ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 18 qershorit

Kuvendi mblidhet sot në seancën e radhës, ku në rend dite ka diskutimin e disa projektligjeve, si ndryshimet në ligjin “Për inspektimin e punës”, ato në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ligjin “Për Policinë e Shtetit”, si dhe pr/ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, i shtyrë nga seanca parardhëse.

Po ashtu janë parashikuar për votim dhe disa pr/vendime, si ai për ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin, si dhe pr/vendimi “Për krijimin e mekanizmit të përbashkët për monitorimin sistematik të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj”.

Në axhende është perfshire dhe votimi i dy pr/rezolutave, “për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Studimeve të Krimeve kundër Komunizmit” dhe i veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për punën e tyre gjatë vitit 2016. / ATSH /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy