Pedagogë dhe studentë kanë zgjedhur në krye të Universitetit të Tiarnës profesor Mynyr Konin. Ai arriti të fitojë me një avantazh të thellë ndaj kandidates tjetër në garë Profesore Klodeta Dibrës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve Mynyr Koni arriti të fitojë 460 vota, ndërsa profesore Klodeta Dibra 243. Në Universitetin e Tiranës pjesëmarrja e stafit akademik në zgjedhjet që u zhvilluan për drejtuesit e rinj ishte 98% ndërsa pjesëmarrja e studentëve rreth 50%.



