“Blici Rrugor”/ Policia në aksion, brenda 1 ore vendosen 376 gjoba (VIDEO)

“Blici Rrugor”/ Policia në aksion, brenda 1 ore vendosen 376 gjoba (VIDEO)

Tjetër operacion i Policisë Rrugore është shtrirë në të gjithë vendin duke përfshirë akset kryesore dhe zonat urbane.

Gjatë ditës së sotme operacioni “Blici Rrugor” për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit nisi në orën 12:30 dhe zgjati deri në orën 13:30.

Në operacionin e sotëm u angazhuan rreth 665 punonjës Policie në total, ndërsa u ngritën e funksionuan 125 pika kontrolli. Policia ka vendosur në total për shkelje të ndryshme 376 gjoba në gjithë vendin.

Prej orës 12:30 deri në orën 13:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:

96 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

139 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 141 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Sipas policisë, ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi, janë prioritet i punës së Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy