Mema: Putin do që të rrisë ndikimin rus në Evropën Juglindore, do kërkojë ta bëjë përmes Kosovës (VIDEO)

Mema: Putin do që të rrisë ndikimin rus në Evropën Juglindore, do kërkojë ta bëjë përmes Kosovës (VIDEO)

Medlir Mema, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Rusia përtej çështjes imediate Rusi-Ukrainë do të risjellë në tryezën e diskutimeve edhe çështjen e zgjerimit të NATO-s, pra do të rikthejë NATO-n në kufijtë e ’93-’94, para zgjerimit. Po ashtu sipas Memës, Putin do të kërkojë diçka në lidhje me Kosovën për të rritur ndikimin serb dhe rus në Evropën Juglindore.

Më e rëndësishmja këtu është toni, retorika që ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë gjatë 2 javëve të kaluara drejtuar Evropës, me një ton shumë kritik dhe të fortë. Ndoshta i nevojshëm për disa gjëra, në disa të tjera ndoshta i ekzagjeruar, sidomos në aspektin e trajtimit të çështjes së Ukrainës.

Në të dyja rastet Trump ka ardhur me një lloj mandati, që ia ka vendosur vetë vetes së tij. Është dhe një qëllim për të përfunduar konfliktin Ukrainës-Rusi, por edhe Izrael-Palestinë. Nuk janë gjëra të papritura, por mendoj se toni, retorika që ka ardhur nga Uashingtoni ka qenë i rëndë dhe ka rënduar këto marrëdhënie mes SHBA-Rusi.

Kemi një rikthim të politikës së shekullit XIX-XX. Një politikë që mbaroi pas '45. Kjo është një ringjallje e asaj që të tjerët e quajnë Jalta 2.0. Mendohet që dhe Trump-i po i qaset kësaj situate në të njëjtën mënyrë, duke i thënë Evropës që ju keni pjesën perëndimore dhe ndoshta pyetja është çfarë llokme do i jepet Rusisë. Ndoshta Azia Qendrore, Evropa Lindore. Këtu biem ndesh me ndikimin kinez. Se Kina është fuqia më e dytë ushtarake në botë. Imazhi është pak më i komplikuar.

Jam i bindur që Rusia përtej çështjes imediate Rusi-Ukrainë do të risjellë në tryezën e diskutimeve edhe çështjen e zgjerimit të NATO-s, pra do të rikthejë NATO-n në kufijtë e ’93-’94, para zgjerimit të Europës Lindore dhe Qendrore. Dhe e dyta jam i sigurt që Putin do të kërkojë diçka në lidhje me Kosovën për të ndikuar, për të rritur ndikimin serb, por sidomos rus në Evropën Juglindore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy