Tentoi të ndotë lumin e Borshit me ujëra të zeza, arrestohet një person

Tentoi të ndotë lumin e Borshit me ujëra të zeza, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Himarë pasi tentuan të ndotnin lumin e Borshit duke derdhur ujëra të zeza në të dhe një tjetër është proceduan në gjendje të lirë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë natës ata janë njoftuar se në lumin e Borshit do të derdhej një autobot me ujëra të zeza. Një 40-vjeçar nga Saranda u kap në flagrancë, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe pronari i subjektit ekonomik për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari kriminale. Ndërsa është sekuestruar dhe autoboti.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pollution”, u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujëra të zeza, në lumë, me autobotin që drejtonte, dhe u arrestua shtetasi G. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për ndihmësin e 40-vjeçarit, shtetasin S. K., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari kriminale për llogari të një subjekti privat në pronësi të shtetasit S. Ç. Ky shtetas u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy