Në 2024 qeveria synon që ta përdorë inteligjencën artificiale në hartimin e dokumentave që nevojiten gjatë fazës së bisedimeve për negociatat.
Gledis Gjipali, drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri thotë se do të ulë kohën dhe kostot financiare të procesit.
Por sa e gatshme është Shqipëria ta implementojë këtë teknologji në një kohë që prej më shumë se një viti po përballet me sulme të njëpasnjëshme kibernetike të cilat kanë paralizuar jo pak institucionet shtetërore.



