LSI nuk jep firmën, PS i kërkon KQZ-së të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve

LSI nuk jep firmën, PS i kërkon KQZ-së të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve

Sot në mesnatë, 00:00, skadon afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Kodi Zgjedhor përcakton afatin 60-ditor para datës së zgjedhjeve për regjistrimin e koalicioneve. Por koalicioni i maxhorancës me Partinë Socialiste nuk do të regjistrohet, shkruan “Panorama”.

Por ndërsa partitë e maxhorancës që kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje u regjistruan brenda afatit që përcakton Kodi, 70 ditë para ditës së votimit, për koalicionin, pritet të ketë shtyrje. Shkak është bërë qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk ka dhënë dakordësinë e saj për të qenë në një koalicion me PS-­në pa zgjidhur më parë krizën me opozitën dhe hyrjen e saj në zgjedhje. Ditët e fundit, kryeministri Rama në kontakte që ka pasur me disa kryetarë të partive aleate u ka komunikuar atyre shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit. Sipas Ramës, koalicioni do të regjistrohet në KQZ pas datës 26 prill, duke i qetësuar aleatët e tij se nuk ka asnjë ngutje dhe skadim të afatit të regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor.

Një grupim i partive të koalicionit të majtë, rreth 11 parti, ishin mbledhur dje për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi zgjedhor mes tyre, pasi nuk kishin marrë asnjë aprovim nga Partia Socialiste.

Por në momentin e fundit të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ata kanë kontaktuar kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili u ka kërkuar atyre që të mos nxitohen, pasi Partia Socialiste do t’i drejtohet sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrjen afatit të regjistrimit të koalicioneve për në fund të muajit prill. Në mbledhjen e sotme të KQZ-­së kjo kërkesë do të administrohet dhe pritet një vendim po sot, pasi afati për regjistrimin e koalicioneve shkon drejt skadimit sipas Kodit Zgjedhor. / Panorama /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy