Ditën e sotme përfundon afati për propozimin e kandidatëve për Presidentin e ri të Republikës.
Afati fundor për dorëzimin e kandidatëve është ora 16.00, ndërkohë që një ditë më vonë Kuvendi do të zhvillojë raundin e parë të votimeve.
Më konkretisht të hënën në orën 17.00 do të mbahet raundi i parë për kreun e shtetit.
Në negociatat e së premtes me mazhorancën e përfaqësuar nga Taulant Balla, Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk shkoi në takim, ndërkohë që Partia Socialiste ka përjashtuar negociatat me Komisionin e Rithemelimit, që mbështet Sali Berishën.
Për zgjedhjen e Presidentit janë pesë raunde votimi, ku tre të parët kërkojnë 3/5 e votave.



