
Ikja e Zinedine Zidanes nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ shënoi fundin e një etape dramatike për Real Madridin . ‘’ Galaktikët ‘’ nuk patën fatin e fitimit të asnjë trofeu në sezonin e lënë pas dhe ky fakt e bëri të paevitueshëm largimin e francezit . Pas disa alternativave të shumta kryeqytetasit më në fund kanë zgjedhur Carlo Ancelottin për pankinën . Italiani ka zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend tek Evertoni dhe ka fituar pikët e nevojshme për tu kthyer tek Real Madridi , skuadër më të cilën fitoi disa trofe në të kaluarën .
Në lidhje me spanjollët tekniku italian asnjëherë nuk e ka mbyllur derën e rikthimit edhe pse puna në ‘’ Goodison Park ‘’ vijon me ritme të kënaqshme . Sipas prestigjozes Marca presidenti Florentino Perez po mendon seriozisht për këtë alternativë sepse do ti zgjidhte një problem të madh Real Madridit dhe do ti krijonte shansin 61 vjeçarit për tu rifutur në shinat e suksesit .
Firmosja me një trainer me famë botërore për Real Madridin është një objektiv i patjetërsueshëm sepse ‘’ Los Merengues ‘’ kërkojnë të fillojnë menjëherë me punën për ta ringritur këtë institucion. Javët e fundit tek Real Madridi ngjarjet kanë rezultuar shumë të bujshme dhe emrat e njohur nuk kanë munguar dhe fillojnë me Mauricio Pochettino, Antonio Conte dhe Raul Gonzalez Blanco por dy të fundit janë mënjanuar sepse mentaliteti i italianit nuk përputhet me historinë e Real Madridit ndërsa ish golashënuesit i nevojitet shumë eksperiencë për marrjen e kësaj përgjegjësie . Ndërsa për argjentinasin Paris St Germain e ka refuzuar absolutisht largimin nga ‘’ Parque De Prince ‘’ për të evituar fuqizimin e kundërshtarit direkt ne Champions League .
Carlo Ancelotti është profili i duhur për këtë Real Madrid që ka çaluar shumë në sezonin e fundit dhe domosdoshmërisht i duhet një revolcion në aspektin e merkatos sepse në të kundërt pesha e dështimeve do të zmadhohej dhe automatikisht do ta vështirësonte rikuperimin e gjigandëve të Primera Division .



