
Eksperti i punësimit Erion Muça në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar për aksidentet e ndodhura në punë, ku veçanërisht kantieret e ndërtimit janë kthyer në një njollë të zezë.
Ai tha se sipërmarrjet duhet të sigurojnë kushtet e punës pasi mungojnë barrierat mbrojtëse nga kati në kat.
Sipas tij masat ndëshkimore janë shumë të ulëta, ndërsa theksoi se duhet të rritet ndërgjegjësimi mbi masat e nevojshme që duhen marrë në këto raste pasi humbjet e jetës së punëtorëve në kantieret e ndërtimit janë kthyer në një fenomen shqetësues.

Për të dalë në përfundime do duhet të kuptojmë rrethanat se si ka ndodhur një ngjarje. Në raste të caktuara është mungesa e kulturës së punës apo masave mbrojtëse që duhet të marrë punëtori kur e di që puna është me risk deri në humbje jete gjë që duhet ta bëjë shumë herë më të kujdesshëm për të mbrojtur veten.
Sipërmarrjet që merren me këtë proces do duhet të sigurojnë se prezenca e punonjësit në punë të mos ketë ekspozimin e lartë të humbjes së jetës dhe pse lëndime të lehta mund të ndodhin. Bizneset dhe kompanitë që nuk vendosin skela në momentin që s’ka as masat e nevojshme të barrierave mbrojtëse nga kati në kat dhe rreziku i të qenit për të humbur ekuilibrin në të tilla raste masat duhet të ndërmerren nga ana e sipërmarrjes përkatëse dhe mbrojtjes së sigurimit teknik.
Nga ana tjetër penalitetet dhe ndëshkimet e lehta, masat ndëshkimore për rregullat në punë janë masa jo aq të rënda sa të lëkundin financat e një sipërmarrje që si merr parasysh këto masa. Kjo bën që kjo të lërë shteg dhe hapësira që për kantiere të ndryshme ndërtimi të mendojnë se ja hedhin paq.
Një tjetër gjë është dhe ndëshkimi pasi ngjarja ndodh, në fazën kur gjithmonë faj është i interpretueshëm se kujt i takon dhe gjykatat janë të mbingarkuara me dosjet që shqyrtojnë automatikisht shumica mbyllen me humbje jete, shpërblime të caktuara apo marrëveshje mes palëve.
I pyetur nëse janë funksional institucionet, Muça tha se elementët e inspektimit apo menaxhimi duke mbajtur në kontroll situatën në një territor të gjerë të vendit është i pamundur mbulimi në kohë reale me kaq intesitet sa është rritur zhvillimi i ndërtimeve në Tiranë.
Kuptohet se funksionimi i institucioneve për aksidente në punë duhet të krijojnë një mekanizëm që më tepër duhet të jetë ndërgjegjësues për punonjësit në funksion të masave që duhet të ndërmerren. Për mua nëse një punonjës trajnohet për sigurinë në punë ai duhet ti kushtojë rëndësi trajnimit të të tjerëve për masat që duhet të merren në punë.
Do duhet të bëhet insistues për punëtorët e tjerë. Ligji e përcakton qartë që nëse je kompani me pak punonjës mund ta marrësh trajnimin nga jashtë. Por këto institucione nuk ecin në një sinkron për të rritur ndërgjegjësim mbi masat e nevojshme për të tilla rate për punëtorët dhe kjo sjell ngjarje që pasojnë njëra tjetër shumë shpesh dhe duke e kthyer këtë fenomen shqetësues.
Çështja e inspektimeve dhe kontrollove bëhet bazuar në një plan. Plani parashikon që çdo javë të monitorohet një zonë e caktuar por duke mos pasur burime njerëzore të mjaftueshme janë shumë të rralla. Pastaj janë dhe vetë punonjësit që duhet të bëjnë denoncime për shkelje të sigurisë në punë sepse shumë punonjës nga frika për vendin e punës shumë parregullsi nuk i denoncojnë por i shpërfillin.
Në sektoerin e ndërtimit në Shqipëri një nga elementë me rrezikshmëri më të lartë është rënia nga lartësitë, pastaj vjen ekspozimi karshi lëndëve të rrezikshme, kontakti me korrentin.



