Meta kallëzon në Prokurori Kuvendin e Shqipërisë: Procedura për shkarkimin tim, përpjekje për grusht shteti (VIDEO)

Meta kallëzon në Prokurori Kuvendin e Shqipërisë: Procedura për shkarkimin tim, përpjekje për grusht shteti (VIDEO)

Pas procesit i cili është në vazhdim lidhur me çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, sot përmes një konference për media, Meta ka njoftuar se ka firmosur kallëzimin penal për funksionarët e Kuvendit.

Kreu i shtetit tha se kallëzimi do të depozitohet në SPAK dhe prokurori.

Meta përmes këtij akti, akuzon Kuvendin për manipulim të provave për çështjen e shkarkimit të tij duke falsifikuar dokumentet.

Do të dorëzojmë padinë për veprat penale të kryera në bashkëpunim, falsifikimit të dokumenteve parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.  Sapo ky kallëzim të depozitohet në Prokurorinë e Posaçme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, menjëherë do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës. Është shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër Kreut të Shtetit. Dhe ky krim tregon shumë qartë jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendin një partiak i para 25 prillit por është dramë se si po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë. 

 Sipas presidentit kjo nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të finalizuar një grushtshteti kundër kreut të shtetit.

Prandaj këtu kemi të bëjmë me themele të republikës që janë tronditur rëndë. Nëse presidenti i atij vendi të nderuar të BE doli me popullin vetëm për të kundërshtuar një ligj të konfliktit të interesave dhe deklaroi që është nisja e një grushti shteti çfarë mund të themi pas gjithë atyre historive të falsifikimeve që kanë ndodhur në vendin tonë, kur është e qartë që kjo përpjekje, kjo provë e re që vjen pas 8 muajsh kur procedura ka qenë e qartë anti-kushtetuese dhe e falsifikuar nga Kuvendi i shkarkuar më 25 prill, pra ky akt që kërkon  të ligjërojë procedurën brenda afateve që është shumë e qartë si ka qenë nuk është gjë tjetër veçse përpjekja për të finalizuar një grusht shtetit kundër kreut të shtetit”

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj dha detaje lidhur me “shkeljet e pretenduara”, të kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.

Sipas Dervishajt, rendi i ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit në datën 6 maj për në datën 7 maj, pra nëse “do t’i kthehemi ngjarjeve, Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë.

Ai ka theksuar se në rendin e ditës nuk kishte dy çështje, por kishte një.

“Një prej shkeljeve të konstatuara nga ana jonë ishte fakti, që në datën 7 maj në vitin 2021 kur u miratua ngritja e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte bërë tre shkelje.

Shkelja e tretë që kemi pretenduar kishte të bënte me faktin se referuar rregullores së Kuvendit nuk kishte kërkesë për shtesa në rendin e ditës”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese u tërhoq dhe njoftoi se brenda 30 ditëve do të komunikonte vendimin zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy