“Pasi qëndruam 16 orë në radhë për të hyrë në Maqedoni, policia na ka goditur me egërsinë më të madhe. Përveç nesh, janë rrahur edhe gratë. Ata na gjuanin si të shkalluar”, rrëfen një emigrant nga Siria kalvarin e tmerrshëm në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Kronika në vijim na sjell dëshmitë e disa prej viktimave të dhunës së sotme.



