
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen ka mbetur e “tronditur” pasi u sulmua në rrugë në Kopenhagë. Sulmi ndodhi në një shesh në qendër të qytetit ku një burrë iu afrua dhe e goditi. Raportohet se agresori është arrestuar.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e quajti atë një "akt të neveritshëm, i cili bie ndesh me gjithçka që ne besojmë dhe për të cilën luftojmë në Evropë".
Policia tha se kishte arrestuar një burrë dhe po hetonte incidentin, por nuk pranoi të thoshte më shumë. Ende nuk dihet motivi i agresionit.



