A po na bëjnë smartfonët prindër më pak të mirë?

A po na bëjnë smartfonët prindër më pak të mirë?

Nëse prindërit janë shumë të përqendruar te smartfoni apo tableti, fëmijët mund të manifestojnë probleme të sjelljes, kapriçio e nervozizëm deri në hiperaktivitet. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Child Development” dhe të kryer nga Brandon McDaniel i Universitetit të Shtetit të Ilinoisit.

Ekspertët kanë studiuar pothuajse 170 familje me fëmijë të vegjël, duke u kërkuar prindërve të flasin për marrëdhënien e tyre me teknologjinë dhe sa ajo ndikon në ndërveprimin e përditshëm me fëmijët e tyre.

Rreth gjysma e të intervistuarve deklaruan se smartfoni apo pajisjet e tjera e ndërpresin aktivitetin familjar të paktën 3 herë në ditë, kur prindërit lexojnë dhe u përgjigjen mesazheve në të njëjtën kohë që po merren me fëmijët.

Nga të dhënat e mbledhura doli se kishte një lidhje mes problemeve të sjelljes së fëmijëve dhe frekuencës së deklaruar për përdorimin e smartfonit apo pajisjeve të tjera teknologjike nga ana e fëmijëve gjatë kohës që i kushtohet familjes.   

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy