Abilekaj: Parlamenti nuk ekziston, pushteti është i përqendruar te Kryeministria

Abilekaj: Parlamenti nuk ekziston, pushteti është i përqendruar te Kryeministria

Analisti Enton Abilekaj është shprehur kundër idesë së aktivistëve të pranishëm në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, të cilët propozuan rrethimin e Kuvendit, duke argumentuar se ai është kthyer në “noter të qeverisë”. 

 

Sipas tij, një veprim i tillë përbën mbivlerësim të Parlamentit, të cilin ai e konsideron praktikisht të zhdukur, ndërsa deputetët i përshkruan si të nënshtruar ndaj kryeministrit Edi Rama. Abilekaj theksoi se forma më e drejtë e rezistencës do të ishte rrethimi i Kryeministrisë.

Mendoj se parlamentin e mbivlerësoni. Parlamenti është zero sot. Nëse ju rrethoni kryeministrinë dhe ta mbani një javë të rrethuar, ajo është vlera. Nuk ka parlament këtu. Këtu është një njëri që merr vendime, parlamentin e trajton si leckë. Deputetët janë ushtarë, langaraqë të Ramës, që ju provokojnë ju. Ai do argument që protesta të shkojë në konflikt. 

 

Nëse ai nuk ushtron dot më detyrën, nuk ka kuptim të rrijë kryeministër. Merrni gjeneralin e gjithçkaje, ky që nxjerr SHISH-in për t’ju ruajtur ju dhe për t’ju goditur ju. Ky vë gjithë shtetin në funksion të shtetit të tij personal. Ky është problemi këtu. Gjithçka është paralizuar se ky nuk është mirë. Edi Rama është problemi, bie Rama, bie pushteti. Nëse rrethohet kryeministria, kjo do të ishte arritje, sepse pushteti është aty në një zyrë, pastaj fillon shembja e të gjithë klasës politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy