Çollaku: Manipulimi me pronat përfshin kadastrën, bashkitë dhe pushtetin vendor

Çollaku: Manipulimi me pronat përfshin kadastrën, bashkitë dhe pushtetin vendor

Ish-zëvendëskryeregjistruesi i Hipotekës, Flamur Çollaku thotë se në tjetërsimin e pronave janë të përfshira disa institucione.

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se regjistrat janë skanuar dhe dixhitalizuar, edhe nëse janë grisur, dixhitalizimi është atje.

Sa i takon raportit të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame se 908 regjistra kadastrale të Durrësit, u manipuluan dhe rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh, ndërrime faqesh, ai e cilëson më shumë si flluskë politike. 

Nuk mund të themi se është bazuar me grisjen e regjistrave. Synimi i tyre i tjetërsimit është për të përfituar te pasuritë e paluajtshme.

 Se kanë më pak konflikte dhe janë më pak nën vëzhgimin e shtetit. 

Për të kryer një veprim i tillë duhet një grup i strukturuar. Manipulimi i të dhënave kadastrale nuk bëhet nga një person. 

Nëse regjistrat janë grisur para dixhitalizimit ka prodhuar efekte, por dixhitializimi ka filluar që në vitin 1994. 

Mbas vitit 1994 ka filluar dixhitalizimi. Bëhet fjalë për regjistrat hipotekor. Edhe nëse është grisur regjistri është bërë para digjitalizimit.

 Te kartela e pasurisë nuk ndërhyn dot sepse lë gjurmë. Akses në regjistra kishin gjithë zyrat hipotekore. 

Manipulimi me pronat bëhet në çdo kohë nëse bashkëpunojnë disa institucione si kadastra, bashkitë dhe pushteti vendor. 

Nëse bëhet fjalë për akt të marrjes së tokës në pronësi, nuk ka lidhje me regjistrat hipotekor, formohet një regjistër i ri që është kartela e pasurisë. 

Regjistri nuk ka qenë i lidhur me hartën, tani kjo kartela është e lidhur me hartën. 

Nga tjetërsimi i pronave, përfitojnë ata që pastrojnë para, të cilët i pastrojnë pikërisht me ndërtime dhe prona. 

Një nga rrugët që përdor krimi është me aktet e marrjes së tokës në pronësi nga Kadastra.

Por nuk duhet t’i ketë Kadastra, por pushteti lokal.

Sot e kanë lënë që aktin e marrjes së tokës në pronësi ta prodhojë Kadastra.

Edhe nëse e ka prodhuar nga 2020 e sot, e ka prodhuar në mënyrë të parregullt. 

Që kur të dalë do bëhet njëlloj si këta të Durrësit, ku u zbulua tjetërsimi i pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. 

Një nga rrugët e vjedhjes janë Agjencia e Menaxhimit dhe Trajtimit të Pronave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy