
Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kërkon në Gjykatën e Posaçme të Apelit rrëzimin e vendimit të dhënë ndaj tij nga Shakalla e Parë. Luan Daci ka ankimuar vendimin e dënimit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të caktohet procesi gjyqësor në Apel.
Ish-anëtari i KPA akuzohet për “Falsifikim dokumentesh”. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimiet të Organizuar e gjeti fajtor në këtë akuzë, ndërsa e dënoi me 6 muaj burg. Ky vendim iu konvertua në 12 muaj Shërbim Prove. SPAK fillimisht kërkoi për gjyqtarin e KPA dënim me 1 vit burg, por kërkesa u pranua pjesërisht nga gjykata.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Luan Daci ka falsifikuar dokumentet kur aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së Apelit të Vettingut. Në atë kohë, Luan Daci fshehu faktin se kur ishte gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kishte shkarkuar nga detyra për paaftësi dhe shkelje ligji.



