Brati: Kushtet atmosferike, ndikuese në rikthimin e virozave. Deri në 30 fëmijë të prekur në ditë (VIDEO)

Brati: Kushtet atmosferike, ndikuese në rikthimin e virozave. Deri në 30 fëmijë të prekur në ditë (VIDEO)

Muaji prill po sjell rikthim të ndjeshëm të rasteve me grip dhe viroza të stinës.

Tre muajt e parë të vitit u pa se infeksionet respiratorë të sipërme dhe të poshtme prekën mijëra qytetarë duke vënë nën presion sistemet shëndetësore.

Mjekët shpjegojnë se kjo virozë ka qenë disi jo e zakontë për shkak se ka zgjatur më shumë se gripi i zakonshëm.

Mjekja pediatër Sonila Brati, shpjegon në ‘MCN live’, se është dominuese rikthimi i virozëve te fëmijët që kanë ndikuar dukshëm edhe nga kushtet atmosferike.

Fëmijët po përballen për fat të keq me këtë situatë virozësh, sepse duket se pavarësisht se pranvera ka ardhur, jemi sërish në një situatë virozësh.

Predominojnë simptomat i kanë mbajtur fëmijët për gati dy javë, ku ka dominuar temperatura e lartë deri ne 39-40 grad, infeksionet e rrugëve respiratori, kolla e fortë, bronkopneumonitë, infeksionet urinare, varicela, alergjitë, etj.  

Kjo virozë ka qenë disi jo e zakontë për shkak se ka zgjatur më shumë se gripi i zakonshëm.

Kushtet atmosferike kanë bërë që të rikthehen virozat, kjo ka bërë që fëmijët të djersitin, të zhvishen dhe të duket se ka ardhur vera, dhe kjo bën që të sëmurën, dhe kësisoj të shfaqen simptoma. Rekomandohet përdorimi i multivitaminave.

Sipas pediatres Brati, nuk mund të flitet më për virozë stine, por në masë duket që nga periudha e covidit, kemi gjatë tërë vitit prezencë të virozëve.  

Në fakt për stinën në të cilën jemi, duhet të ishte një situatë krejtësisht ndryshe, por për fat të keq duket se trendi ka ndryshuar, se dikur virozat janë komplet gjatë tërë vitit. E gjithë kjo duket që po vihet re që nga pas periudha e covidit duke bërë që virozat ti kemi prezent tërë kohës.

Numri i vizitave të fëmijëve të sëmur ka shkuar nga 25-30 raste në ditë, varësisht nga ditët, por kjo është mesatarja e fëmijëve të cilët shfaqin simptoma të virozave sezonale.

Mes morisë së virozëve të shumta dhe alergjive tek shumë fëmijë të vegjël është duke qarkulluar infeksioni Pertus apo siç njihet ndryshe kolla e mirë, thotë pediatrja Sinika Brati.

ISHP ka deklaruar se deri tani janë raportuar dhe konfirmuar 28 raste, 8 prej të cilave ndodhen në qendrën spitalore, por që gjendja nuk mund të quhet alarmante.

Mund të nisi si një ftohje normale me simptomat e një gjendje normale qe mund të jetë temperaturë të lartë, teshtitja, kollitja, e cila pastaj fillon dhe bëhet kollë të agravuar dhe bezdisin fëmijën dhe e çon në vështirësi për frymarrje, duke çuar edhe deri ne pneumoni apo edhe cefalite të rënda dhe detyrohet që fëmija të hospitalizohet.

Temperatura nuk mund të jetë detyrimisht shumë  e lartë, mund të jetë edhe 37-38 dhe mund të jetë menduar si situatë virale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy