
Autoritetet në Teheran kanë ekzekutuar dënimin me vdekje ndaj një anëtari të komunitetit hebre iranian, i cili ishte akuzuar për vrasje.
Kjo është bërë e ditur nga organizata Irani për të Drejtat e Njeriut, me seli në Norvegji.
Arvin Ghahremani u var në burg në qytetin perëndimor të Kermanshah, pasi u dënua për vrasje gjatë një përleshjeje në rrugë, tha organizata, në një kohë tensionesh në rritje me Izraelin.
“Në mes të kërcënimeve për luftë me Izraelin, Republika Islamike zbatoi dënimin me vdekje të Arvin Ghahremani, një qytetar hebre i Iranit”, tha drejtori i IHR Mahmood Amiry-Moghaddam, duke shtuar se çështja kundër Ghahremanit paraqiste “mospërputhje serioze”.
“Përtej kësaj, Arvini ishte hebre dhe antisemitizmi i institucionalizuar në Republikën Islamike padyshim luajti një rol vendimtar në ekzekutimin e dënimit të tij”, shtoi Amiry-Moghaddam.



