“Izraeli shtet terrorist”, Kulla: Erdogani iu përgjigj Ramës me gjuhë të rëndë politike. Kryeministri mes dy zjarreve

“Izraeli shtet terrorist”, Kulla: Erdogani iu përgjigj Ramës me gjuhë të rëndë politike. Kryeministri mes dy zjarreve

Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla deklaratat e Presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan nga Tirana kur se Izraeli është shtet terrorist, i cilëson si lëshimin e dorezës së sfidës për shumëkënd.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Kulla tha se Erdogan e bëri një deklaratë të tillë në xhami për tre arsye, së pari iu përgjigj Ramës nga Kryeministria, i cili tha se tek Izraeli ndahemi dhe se Hamasi është terrorist.

Por Kulla sqaroi se Hamasin e mban Turqia dhe se krerët e Hamasit janë në Turqi.

Sipas tij, Rama duke thënë që Hamasi është terrorist, e goditi indirekt.

Erdogani i dha nga xhamia përgjigje Edi Ramës, që terrorist është Izraeli.

Gjuha e trupit e Ramës ishte shumë e rëndë, dukej shumë i nervozuar.

Ai e di shumë mirë që tre javë më parë ishte Presidenti i Izraelit, dhe më tej në Beograd.

Dhe gjeti t’i thotë që ti mund të vish se Izraeli ka Amerikën pas.

Por unë i flas popullit dhe njerëzit brohorasin jo se po ndërtohet xhamia, por që ai thotë se Izraeli është vend terrorist, ne do e dënojmë.

Gjuha e tij është gjuhë e rëndë politike dhe jo diplomatike.

E treta i flet dhe aleatëve të NATO-s dhe iu thotë se shiko unë jam ushtria e dytë e NATO-s dhe nëse vazhdon kështu, do më detyrojë të bëj atë që bëra në Libi, çova ushtrinë turke në Libi.

Rama ishte komplet i ngrirë, se Rama foli para Erdoganit. Se herëve të tjera Erdogan ka folur për FETO.

Në xhami nuk foli për FETO, foli për Izraelin dhe njerëzit u eksituan. Ishte një gjë e kalkuluar nga Erdogani.

Dje kishte dy njerëzit më të rëndësishëm me vete, Hakan Fidan, ministri i Jashtëm dhe ish-kryetari i shërbimit sekret dhe kreun aktual të shërbimit sekret, i cili ishte në krahë të Ramës.

Ai dje kishte marrë peshën e rëndë me vete. Erdogan e fillonte këtë vizitë me Shqipërinë, nesër në Beograd dhe vazhdon në qytetin e Kazan në Rusi, ku bëhet samiti i BRIX, ku do të jetë samiti i BRIX, plus OPEC, ku janë shtatë prodhuesit e naftës.

Kjo është aleanca e re ekonomike, politike dhe së shpejti mund të jetë dhe ushtarake.

Gjuha e Erdogan krijoi një nervozizëm në gjuhën e trupit të kryeministrit që rrallë herë e kam parë.

Erdogan e bëri qëllimisht dha mesazhe nga Tirana, që është vend anëtar i NATO-s, ku është bërë baza e re pak muaj më para.

Hamasi e ka bazën në Ankara. Rama është mes dy zjarreve, s’mund të dalë kundër Izraelit dhe Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy