Bonot e thesarit, Meka: Do çojë në shtrenjtim të kredive dhe rritje të atyre të këqija

Bonot e thesarit, Meka: Do çojë në shtrenjtim të kredive dhe rritje të atyre të këqija

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, thirrjen e Kryeministri Edi Rama për të investuar në bono thesari kursimet e tyre nuk e sheh të ketë bazamentin kryesor të ashtuquajturin hall të qeverisë për mbulimin e defiçitetin.

Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv, Meka deklaroi se pjesa e blerjes nga individët është shumë herë më e vogël në raport me institucionet si bankat apo institucione të tjera.

Sipas tij, në asnjë rast nuk bëhet fjalë për situatë problematike për financimin e buxhetit të shtetit dhe qeveria ka dalë të mbledhë para në treg të lirë.

Meka shtoi se instrumente të tilla janë të sigurta dhe në një mënyrë ose tjetër në tregun shqiptar financiar, investitori shqiptar nuk mund të gjejë letra të tjera përveç atyre të emetuara nga qeveria.

Bonot e thesarit janë instrumentet më likuide që mund të konvertohen në para të gatshme me afate të shkurtra, në 3, 6 apo 12 muaj.

Përpjekje në kohën e duhur që në situatën aktuale ku jemi me inflacion të lartë dhe norma të larta interesi, qytetari duhet të kursejë diçka më shumë, duke ulur pjesën e konsumit.

Për të fashitur çdo lloj skepticizmi, buxheti gjithmonë i ka plotësuar nevojat e tij, qoftë në situata të vështira, me norma shumë të larta interesi, jo më që sot situata është e qetë.

Qeveria këtë lloj ftese duhet ta studiojë ose inkuadrojë në një strategji ose sipërmarrje që ka të bëjë me edukimin financiar të publikut shqiptar, që mbetet sot e kësaj dite në nivel shumë të ulët.

Publiku investitor shqiptar ka të drejtë të ndihet disi i shqetësuar, pasi ftesa e qeverisë duket disi e pazakontë dhe jemi mësuar nga eksperienca se ka një mendim të fshehur pas asaj që thuhet nëse ka ndërmend diçka tjetër qeveria.

Për shkak të mënyrës se si janë bërë gjërat në Shqipëri që kanë rezultuar për fat të keq jo në favor të interesit të përgjithshëm, por me qëllime që kanë shkuar në favor të një grupi të vogël interesi dhe jo në të mirë të së mirës së përgjithshme.

Si skemat piramidale që ndryshe u tha dhe ndryshe dolën, apo me përdorimin e bonove të privatizimit, që ndryshe u tha dhe ndryshe dolën.

Publiku ka të drejtë të shprehë pasiguri, pasi ndër vite janë djegur nga ftesa të tilla. Por bonot e thesarit përfaqësojnë investimin me riskun më të ulët, situata në treg për bonot favorizon nisma të tilla, si investim afatshkurtër.

Zgjedhja e bonove të thesarit si alternativë investimi, nuk është diçka që ka ndodhur sot.

Individi shqiptar ka që në vitin 1994 që ka investuar vazhdimisht në bono të tilla dhe mund të jetë një ndër historitë e suksesit të qeverisë shqiptare ndër vite, që përtej problematikave, qeveritë shqiptare janë treguar korrekte në shlyerjen në kohë të këtyre detyrimeve financiare.

Nëse nisma për bonot e thesarit do të ndikojë në shtrenjtimin e mëtejshëm të kredive dhe madje në rritje të kredive në tregun e zi, Meka tha se në mënyrë të pashmangshme do sjellë rritjen graduale për huatë, por se rritja nuk do jetë e menjëhershme.

Kreditë do të duan të paktë 3-6 muaj për të marrë efektin e plotë nga këto rritje të njëpasnjëshme të normave të interesit.

Ky nuk është lajm i mirë për ekonominë, se në finale do të thotë kredi më të shtrenjta. Epoka e artë e normave të interesit afër zeros ose shumë të ulëta ka marrë fund.

Në 3-4 vitet në vijim do të ketë rritje të lartë dhe do të sjellë ripozicionim jo vetëm të kërkesës për kredi por edhe të konsumit dhe kursimit.

Do të ketë rënie të konsumit dhe rritje të kursimit. Do të rritet numri dhe sasia e kredive të këqija.

Se rritja e normës së interesit do të krijojë probleme për një pjesë të klientëve të bankave që do e kenë të vështirë ose të pamundur për të përballuar këto kosto të shtuara të kredive.

Lidhur me projektin e Portit të Durrësit, Meka deklaroi se ajo që mbetet e mjegullt dhe e paqartë është siguria që do kemi për sasinë e investimit që do kryejë investitori i huaj.

Përmendet shifra 2 miliardë, por ngatërrohet investimi me vlerën e shitjes. Ekspozimi me investim nga investitorët e huaj, është fraksion i vogël dhe modest i asaj që pretendohet se do investohet.

Kjo ngre disa llamba sinjalizuese kujdesi që duhen parë me shumë kujdes dhe vetë legjislacioni dhe aktet e miratuara duhen parë me shumë kujdes për të mos u gjetur me shkelje të hapura të ligji dhe ndjekin më tej penalitete të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy