Policia e Shtetit ka bërë publike një video ku shihet qartë efekti i kamerave të trupit të vendosura në uniformat e forcave blu. Ndryshe nga e gjithë klima skeptike që shoqëroi këtë iniciativë qeveritare, duket se kamerat kanë efekt reciprok, si për personin e ndaluar, ashtu edhe për vetë efektivin e policisë.
Në video tregohet qartë se si një person i ndaluar, për drejtim të mjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara, përmend emra dhe gjithashtu i bën presion efektivit të policisë. Ky i fundit ruan qetësinë dhe çon deri në fund procedurat e paracaktuara në këto raste. Për sa i përket drejtuesit të mjetit tashmë i duhet të përballet me bllokimin e lejes së qarkullimit.



