Gara për kreun e ri të policisë/ Muçi: Proces i hapur dhe teknik, konkurenca dhe trasparenca pozitive (VIDEO)

Gara për kreun e ri të policisë/ Muçi: Proces i hapur dhe teknik, konkurenca dhe trasparenca pozitive (VIDEO)

Ish gjyqtari Besnik Muçi në studion e MCN Live ka komentuar garën për kreun e ri të policisë së shtetit për të cilin u shpreh se e sheh si një hap mjaft pozitiv duke qenë një proces i hapur dhe teknik.

Ai tha se vlen të theksohet se dhe figurat pjesmarrëse janë të njohura dhe me integritet.

Dua të theksoj se policia e shtetit është një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, ai mban në këmbë shtetin pavarësisht problemeve të mëdha që ka policia. Ka detyrë të kontrollojë të gjithë territorin e vendit prandaj dhe është e rëndësishme, dhe kam vlerësim për mënyrën se si po veprohet këtë herë.

Është një standard pozitiv, ndryshe nga radhët kur drejtori zgjidhej nga një proces okult i brendshëm, pra bëhej një zgjedhje me natyrë të theksuar politike, ndërsa sot ky proces në pamje dhe formë na tregon se jemi në një proces teknik pasi i jepet mundësia të gjithë atyre që mendojnë se i plotësojnë kërkesat për të garuar.

Konkurrenca bënë mirë, transparenca dhe analiza e personave konkretë. Dua të them se duke parë emrat e atyre që kanë marrë guximin për të kandiduar janë persona me kontribute të mëdha të shtetit dhe kanë aftësi për të kontribuar në atë funksionon që kanë konkuruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy