Ministrja e Arsimit firmos udhëzimin për ndjekjen e leksioneve me detyrim nga studentët sepse në të kundërt do të ketë penalitete. Lidhur me këtë, Kryetari i Sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi e cilësoi si aspak të drejtë këtë vendim.
Ai tha se nuk do donte që të merrej ky vendim duke u nisur dhe nga kushtet në të cilat ndodhen studentët. Sipas tij, penaliteti lidhet me mos futjen e studentëve në provime, por ai shton se pjesëmarrja në leksione është e pamundur të jetë si në seminare.
Nuk do doja të merrej ky vendim sidomos në kushatet e vështira ekonomike ku ndodhen studentët, shumë prej tyre janë të punësuar. Mendoj se pjesëmarrja në leksione duhet të jetë fakultative. Nuk e di në çfarë rrethanash dhe argumenti është marrë ky vendim, kjo është një klithmë për studentët, por de facto leksioni është fakultativ, s’ka si të merret mungesa sepse pjesëmarrja në leksione e pamundur të jetë si në seminare.
Pjesëmarrja në seminare është e detyrueshme, ndërsa në leksione jo sepse studentët marrin pjesë me një lektor tjetër nëse i kanë humbur. 20 minuta të humbura vetëm duke bërë apelin. Kohën për leksione ti mund ta gjesh me këdo profesor që jep të njëjtën lëndë, nuk besoj se kjo ka qenë një shtysë e pedagogëve për të marrë këtë vendim. 75% si detyrim për pjesëmarrje në leksione, shifër e lartë. Pedagogët nuk e kanë bërë një kërkesë të tillë, kjo s’ka ndikim te pedagogët sepse ata do shpjegojnë njësoj si për 10 ashtu dhe për 100 studentë.



