
Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetarja e Partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë, pasardhësja e Merkel, është kthyer gjatë fundjavës në vendlindjen e saj, në Saarland, për ta luajtur rolin e saj vjetor si pastruese gjatë festës së karnavaleve.
E veshur si pastruese, ajo ka bërë shaka me zgjedhjet e mbajtura në partinë e saj në dhjetor të vitit të kaluar, me ndalimin e veturave me naftë dhe mosfunksionimin politik në Berlin. Paraqitjen e saj e përcollën më shumë se një mijë njerëz.
Shumë politikanë gjermanë tradicionalisht marrin pjesë në festimet e këtij karnavali. Ata vishen me rroba të çuditshme dhe mbajnë fjalime qesharake. Këtë vit, ministrja e drejtësisë, Katarina Barley, u vesh si Statuja e Lirisë, ndërsa lideri i partisë CSU, Markus Söder, u vesh në stilin e viteve të shtatëdhjeta.
Gjatë prezantimit në skenë, Kramp-Karrenbauer tha se ka arritur të bëhet pastruese e selisë qendrore të CDU-së. “Nuk paskan ndryshuar shumë gjëra. Nuk kam ide se si erdha deri këtu. Çfarë tollovie”, ka thënë ajo duke u tallur, shkruan “The Guardian”.
Para se të merrte një rol udhëheqës me CDU-në, Kramp-Karrenbauer shërbeu në qeverinë e Saarlandit dhe më pas si kryeministër i shtetit. Shfaqja e saj në fundjavë ishte një mënyrë për të sinjalizuar se ajo është ende e angazhuar me traditat e shtetit-shtetas edhe kur ajo ngjitet në përgjegjësi më të madhe kombëtare.
Një tifoze karnavaleve, ajo është shfaqur në rolin "Gretel" që nga viti 2009, sipas agjensisë dë lajmeve gjermane DPA.
Kramp-Karrenbauer në mënyrë të përsëritur foli për rrëmujën politike në Berlin, ku CDU e qendrës së djathtë hyri në një koalicion të madh me qendrën e majtë vitin e kaluar pas zgjedhjeve zhgënjyese për të dyja palët në 2017. Problemi me politikanët me karakter, tha ajo se ata "biseduan shumë, por nuk vendosën asgjë".



