Ahmetaj: Tarifat e administrimit të hapësirave të pallateve s’janë të shtrenjta, zyrtarët e lartë nuk paguajnë

Ahmetaj: Tarifat e administrimit të hapësirave të pallateve s’janë të shtrenjta, zyrtarët e lartë nuk paguajnë

Taulant Ahmetaj thotë se ligji i ri do zgjidhë një nga problematikat më të mëdha për administrimin e hapësirave të përbashkëta në pallate, komplekse apo rezidenca.

Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se banorët detyrohen me anë të gjykatës që të paguajnë detyrimet. 

Sipas tij, ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë nuk paguajnë pasi iu duket vetja të paprekshëm.

Ahmetaj shtoi se ligji i ri parashikon bllokimin e pronës nëse nuk paguan.

Është në të mirën e komunitetit se problematikat nëpër pallate bën që një pjesë të paguajë dhe një pjesë tjetër të mos paguajë. 

Duhet për mirëmbajtjen që nga pallati, pompat, pjesët elektrike. Kemi që nga 2017 që operojmë në këtë fushë, kemi hasur probleme shumë të mëdha. 

Mos pagesa na ka detyruar që disa pallate t’i lëmë, pasi një pjesë paguajnë, një pjesë nuk paguajnë, pasi që të bësh shërbimet duhet të paguajnë të gjithë që të realizohen gjithë shërbimet. Mungesa e ligjit na ka sjellë në këtë pikë. 

Kur unë shkoj në gjykatë dhe çoj një person që nuk e ka paguar dhe të gjykatës më shohin me përbuzje, pasi iu duket sikur po bëj padrejtësi. Pasi me asamblenë është vendosur tarifa për të gjithë, në mënyrë që të mbulohen shërbimet.

Tarifat nuk janë të shtrenjta, tarifa më e shtrenjtë është 1500 lekë në muaj, që hyn pagesa e administratorit, ashensorit, pastruesit, hidrauliku etj. Nuk ka gjë që fshihet në punën tonë. 

Sa i përket bashkëjetesës ne e kemi shumë të vështirë të respektojmë rregulloren. Shërbimet në tregun shqiptar janë shumë të kushtueshme, krahu i punës kushton shumë. 

Tarifat e administrimit janë shumë minimale, shteti ka vendosur dhe një tarifë reference në ligjin e ri.  

Ministrat dhe deputetët apo zyrtarët e shtetit nuk paguajnë, ju duket vetja të paprekshëm, se thonë ne jemi të shtetit nuk ka çfarë të më bëjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy