Analisti Ben Andoni, në një intervistë për MCN, shprehu skepticizëm mbi realizueshmërinë e objektivave që Sali Berisha shprehu në Kuvendin Kombëtarë të Partisë Demokratike këtë të shtunë. Ai tha se sfida kryesore e PD-së është ruajtja e mobilizimit të bazës dhe organizimi i garave të brendshme, të cilat sipas tij kanë pasur probleme me barazinë dhe transparencën.
Andoni vlerësoi idenë e digjitalizimit dhe afrimin me diasporën, por theksoi se partia është vonuar në këtë drejtim dhe nuk e ka të qartë identifikimin e bazës së saj.
Intervista:
-Jemi në kilometrin e fundit tha z. Berisha sot në Kuvendin Kombëtar. Ai ka folur për ripërtëritje. A e besoni ju këtë qëndrim në dritën e asaj që ndodhi me zgjedhjet e fundit në PD?
Nuk është punë besimi sa është punë konstatimi. Berisha gjendet një vit më herët nga zgjedhjet lokale dhe ky është testi i radhës i kësaj partie. Përballë ato kanë një makineri elektorale që nuk luan pastër, në këtë sens Berisha mënyrën si do të mbajë të karikuar ndjekësit e tij ka mundësi. Përsëritja e shpeshtë e kësaj metafore bëhët e lodhshme.
-Kemi parë një seri takimesh të zyrtarëve të së djathtës europiane me z. Berisha. Pse pranohet sipash jush një lider I një partie që u akuzua se shmangu garën?
Në dukje është e mirë, por duke patur parasysh komisionin që përzgjodhën kandidaturat, kur u pa si u zgjodhën ishte një lloj komisioni senatorësh. Unë personalisht kam premisën për të qenë dyshues. A është PD që do të bëjë vërtetë këto? Primaret e fundit kanë treguar që linin shumë për të dëshiruar dhe në garë janë futur njerëz në mënyrë të pabarabartë. Dejuro PD vepron shumë mirë, por duhet të respektojë komisionet e veta.
E vlerësojë shumë që duan të digjitalizojnë anëtarësimin e tyre, në këtë sens i mendoj të vonuar përsa i përket kësaj përqasje. PD ka kohë që nuk e identifikon bazën e vetë. Qasja e diasporës, PS e ka bërë që në zgjedhjet e kaluara këtë gjë, kurse PD është shumë ngadalë. Diasporës duhet ti flasësh me gjuhë tjetër, kurse Berisha duhet të flasë me terma ekonomikë.
-Si e komentoni ju deklaratën e z. Rama se kemi një zhvillim në zonë private? Ka kuptim një qëndrimi i tillë?
Shumë shqetësuese dhe e kam ndjekur që në 2024 kur projekti nuk ishte ende transparent. Ne projektin e kemi parë kur Kushner e shpalli te Bloomberg. Projekti thuhet se do e bëhet investim nga njerëz të fuqishëm, por ne nuk e dimë. Jam pak i tollovitur sesi nuk merret kurrë përgjigje dhe ka një arrogancë nga investitorët që nuk lënë një hapësirë të virgjër. Sme ka pëlqyer përplasja sot. Jam shumë i ndarë te stransparenca e gjithë projektit dhe rendja e kësaj qeverie për të dhënë të gjithë vendin.



