Greqi/ Studentër përleshen me policinë, tentojnë të hyjnë në Parlament

Greqi/ Studentër përleshen me policinë, tentojnë të hyjnë në Parlament

Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ka ndodhur një përleshje mes policisë dhe studentëve protestues të cilët kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit, raporton Anadolu Agency.

Të mbledhur me thirrjen e bërë nga grupet e majta që operojnë në universitete, studentët kanë protestuar kundër pezullimit të shpërndarjes falas të teksteve shkollore.

Studentët që u mblodhën në qendër të qytetit, nën brohoritjen e sloganeve tentuan të hynin në ndërtesën e parlamentit.

Pas sulmit të studentëve me shkopinj ndaj forcave policore që ndodheshin në ambientet e jashtme të parlamentit, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.

Sipas informacioneve të marra nga policia e Athinës, mësohet se askush nuk është arrestuar dhe se nuk ka patur persona të plagosur.

Studentët edhe në një protestë të ngjashme më parë tentuan të hyjnë në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe janë konfliktuar me policinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy