Vrasja e 20-vjeçarit/ Rusta: Arrest me burg për njërin nga autorët e dyshuar Enzi Maze. Nesër masa e sigurisë për autorin Axel Hoxhaj (VIDEO)

Vrasja e 20-vjeçarit/ Rusta: Arrest me burg për njërin nga autorët e dyshuar Enzi Maze. Nesër masa e sigurisë për autorin Axel Hoxhaj (VIDEO)

Një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkësit, ditë më parë në Tiranë, Ensi Maze, ka dalë sot para gjykatës së Tiranës.

Lidhur me këtë ngjarja, gazetari Arsen Rusta, raporton për MCN live, se për të është dhënë madha e  sigurisë “arrest me burg.

Ensi Maze ka deklaruar në Gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës se nuk ka pasur asnjë konflikt me viktimën Stiven Toshkësi dhe se ishte gjendur rastësisht në ngjarjen që përshkallëzoi deri në vrasjen e 20 vjeçarit.

Ai tha se nuk ka parë veprimet që autori Axel Hoxhaj ka kryer me viktimën, Stiven Toshkësi dhe se nuk kishte dijeni mbi konfliktin e këtyre të dyve, dhe se ai studionte në Holande për menaxhim biznesi.

Ai ka deklaruar se është vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe se nuk ka parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën.

Mësohet se konflikti ka nisur edhe para dy muajsh, ndërsa ne kemi mësuar se vrasja është bërë më një hanxhar nga ata që përdorin kasapët.

Gazetari Rusta ka bërë të ditur se autori i ngjarjes së rëndë, Axel Hoxhaj ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pas këshillimeve të bëra nga familjarët e tij.

Mësohet se atij i është marrë dëshmia e parë mbi ngjarjen e ndodhur por pritet që nesër ti jepet masa e sigurisë,

Mësohet se pista kryesore e hetimit rreth kësaj tragjedie është bërë sherri fizik që autorët dhe viktima kishin pasur më herët për shkak të një vajze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy