Afera me matësit e ujit në Korçë/ Zhabina: SPAK të hetojë nëse udhëtimi në Itali i Peleshit, Zotos dhe Mërtirit ka ndikuar në përfitimin e tenderit (VIDEO)

Afera me matësit e ujit në Korçë/ Zhabina: SPAK të hetojë nëse udhëtimi në Itali i Peleshit, Zotos dhe Mërtirit ka ndikuar në përfitimin e tenderit (VIDEO)

Prokurorët e SPAK, kanë thirrur për të pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, në dijeni me tenderin e fituar nga kompania e biznesmenëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, në lidhje me matësit e ujit në Korçë, në kohen kur Peleshi, drejtonte këtë bashki.

 

Drupal Ad

 

 

 

Së fundmi ka qarkulluar një foto ku Peleshi, Zoto, Mërtiri dhe ish-kreu i Ujësjellës Kanalizime Korçë, Petrit Tare, shihen bashkë në Itali.

Gazetari Xhevair Zhabina, thotë në studion e “MCN live”, se fokusi i SPAK duhet te jetë fakti se pse pas këtij udhëtimi, kompania ITS, në pronësi të Klodian Zotos, ka përfituar një tender prej 3.6 milionë eurosh nga Bashkia e Korçës, e drejtuar nga Niko Peleshi.

Niko Peleshi është person që pyetet për rrethanat e faktit, jo person nën hetim sepse ne nuk e kemi këtë informacion. Por mendoj se Prokuroria e Posaçme, në këtë rast ka më tepër informacione e sa ajo qe është publikuat në dosje, sepse duhet thënë që kjo është kërkesa e prokurorisë për gjykim për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin sa i takon pjesën së inceneratorëve.

Sigurisht që verifikimet te z.Peleshi duhet te fokusohen te kontrata që kompania e Zotos dhe Mërtirit ka përfituar nga bashkia e Korçës në kohën kur Peleshi ishte kryetar bashkie, për të parë nëse janë respektuar procedurat ligjore që ata kanë përfituar më pas këto kontrata. Fakti është se përpara se një kontrate publike ti jepej një biznesmeni, ata kanë udhëtuar bashkë paraprakisht.

Prandaj duhet fokusuar prokuroria te kjo nëse udhëtimi ka ndikuar te vendimi i bashkisë Korçë apo edhe Këshillit Bashkiak, që Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të jenë përfitues të kësaj kontrate.

Ujësjellës Kanalizime Korçë, që në atë kohë e drejtuar nga Petrit Tare ka marrë një kredi prej 3.6 milionë euro pa miratimin e Ministrisë së Financave për vendosjen e matësve në distancë.

Zhabina thotë se Tare në dëshminë e tij ai ka deklaruar se Këshilli bashkiak ka qenë pronar faktik i Ujësjellësit.

Ish-drejtori i Ujësjellësit, Petrit Tare, e thotë në dëshminë e tij se ka qenë Këshilli Bashkiak që ka vendosur për të miratuar këtë kontratë duke qene se në atë kohë ishte pronar i ujësjellësve si organ ligjvënës në varësi të pushtetit lokal.

Hetim i SPAK duhet të nis poashtu se kush i ka paguar shpenzimet në Itali, pasi Tare thotë se i kanë paguar biznesmenët Zoto e Mërtiti.

Pra hetimi të përqendrohet se nga ky udhëtim a është dhënë më pas kontrata këtyre personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy