
Avokati Kujtim Cakrani duke folur në MCN Live mbi raportin e DASH tha se nuk kemi të bëjmë thjesht me kritika, por me akuza që i bëhen qeverisë shqiptare. Ai thekson se fakti që akuzat shtohen çdo vit e më tepër e bën situatën alarmante. Cakrani tha se askush nuk i merr seriozisht raportet në Shqipëri dhe nuk reflektohet. Cakrani thekson se korrupsioni në Shqipëri fillon nga lart, dhe në një vend demokratik do të binte qeveria.
Nuk ishte diçka e re. Jemi mësuar gjithë këto vite me të njëjtat mënyra, të njëjtin raport. Për mua këto janë akuza që i bëhen qeverisë shqiptare. Fakti që çdo vit këto shtohen, kjo është alarmante. Këtu nuk reflektohet. Do të thotë që askush s’i merr seriozisht raportet e herëpashershme të DASH. Aty përmendet edhe SPAK që ka filluar të lëvizë. Por edhe kjo është e pavërtetë, sepse s’kemi parë asnjë zyrtar të dënuar për korrupsion, por për shpërdorim detyre. Edhe z.Bllako, dhe z.Koka. Në fund janë institucionet shqiptare që duhet të lëvizin, duke marrë parasysh këto sugjerime. Institucionet nuk kanë lëvizur. I njëjti raport bëhet vitin tjetër. Korrupsioni vazhdon, shkelja e të drejtave të njeriut vazhdon. Këtu Policia është e inkriminuar. Këtu problemi është shumë i thellë. Këto nuk hetohen as nga struktura që drejton Ardi Veliu, AMP-ja. Vetingu ngeli nuk iu shkua deri në fund, sepse do shikojë shefa policie me jetë luksoze. Në asnjë vend të botës polici nuk është i pasur. Të gjitha këto e bëjnë situatën e rëndë. Askush s’e ka dëshirën që vendi i tij të përgojohet në raporte të institucioneve ndërkombëtare, por ne jemi këtu për të thënë disa të vërteta.
Mos harrojmë që drejtues të Policisë së Shtetit kishim Gledis Nanon, që u shkarkua në mënyrë të dyshimtë. Kur janë njerëz të ndershëm ne mundohemi t’i largojmë drejtuesit. Kur arrin niveli i korrupsionit te kryeministri, që rekruton njerëz të FBI-së, thotë ai njeriu poshtë pse të mos bëjë lekë. Këtu u janë marrë prona njerëzve, janë dhënë koncesione për qoka politike, për qoka personale. Unë jam viktimë, që ma janë marrë në Karavasta 300 ha dhe ia ka dhënë oligarkut rus Rama. Këtu korrupsioni fillon nga lart. Është alarmante, duhet të bjerë qeveria. Në një vend demokratik, në një vend të BE. Franca për një vit pensioni po digjet. Ne kur bëjmë protesta themi aman se mos digjet Kryeministria. Po të digjet, flaka t’i vihet. Nuk jetohet më në këtë mënyrë, po ikin shqiptarët, ne kemi hall se mos digjen dy dyer të Kryeministrisë. Ne jemi në nivele katastrofë”.
Sipas Cakranit fakti që ambasada amerikane u jep qytetarëve shqiptarë numrin e kontaktit të DEA-s, tregon që ka humbur besimin te institucionet shqiptare, sepse është dekonspiruar.
Fakti që ambasada amerikane, nxjerr, shpall, ka dhënë edhe numrat aty për DEA-n, do të thotë që ka humbur besimin te institucionet shqiptare. Nuk duhet ta shihni si shenjë bashkëpunimi, por si shenjë refuzimi. Ne nuk kemi më besim te ju se ju të dekonspironi. Ambasada u thotë shqiptarëve, ju mos shkoni atje, na jepni informacion ne. Kjo është e rëndë. Shefja e ONM-së merr 28 mijë euro në muaj! Ne duhet të shqetësohemi për sistemin që po futen sot gjyqtarët dhe prokurorët. A janë të aftë për të dhënë vendime, a janë të trysnuar nga politika. Ne ndeshemi çdo ditë me gjyqtarë të paaftë që janë futur në sistem nga magjistratura”.
Edhe raportet e DASH politika i relativizon, gjen gërma nëpër rreshta. Këtu të merret prona private në mes të ditës. Nëse kemi një Kushtetutë dhe kjo s’zbatohet, që është minimumi. Nuk po themi konventa që nuk zbatohen vendimet. Në një vend ku të nxjerrë policia me dhunë nga banesa, dhe kur shkon në gjykatë banesa është prishur, siguria juridike nuk ekziston. Në vend ta ruajë pronën, Policia e Shtetit bëhet njësh me banditët dhe të marrin pronën. Kur të shkelen liritë themelore si mund të rrijë më qytetari në Shqipëri?!



