Thirrjet antishqiptare në Bularat, shpallen non grata 52 shtetas grekë (VIDEO)

Thirrjet antishqiptare në Bularat, shpallen non grata 52 shtetas grekë (VIDEO)

Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë non grata 52 shtetas grekë, të cilët morën pjesë dje në varrimin e 35-vjeçari Konstandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ku pati shfaqje ekstremiste dhe thirrje antishqiptare. Në një deklaratë për mediat, zv.ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, tha se ngjarja e djeshme në Bularat ishte një provokimin vulgar dhe i paranueshëm që “iu bë shetit shqiptar nga individë të ardhur nga Greqia, që shpërdoruan respektin tonë dhe traditën e hapjes së dyerve të mortit”.

Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë ka vendosur: Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj. Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”, tha Lleshi.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme vjen një ditë pas varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ku u shpalos flamuri grek dhe munguan edhe thirrjet antishqiptare. 

Në ceremoninë e varrimit nuk pati të pranishme uniforma policie, për të shmangur çdo provokim të mundshëm.  

Paraprakisht policia ushtroi kontrolle të rrepta në pikat e kalimit kufitar për personat që do të bëheshin pjesë e ceremonisë, me qëllim shmangien e personave me prirje ekstremiste. 

Në zbatim të kësaj mase, policia shqiptare ktheu pas një furgon me mbështetës të Agimit të Artë dhe dhjetëra persona me simbole dhe flamuj grekë, të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me makina të vogla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy