Krimi zgjedhor, Bushati: SPAK u përdor për të goditur kundështarët politikë të Ramës

Krimi zgjedhor, Bushati: SPAK u përdor për të goditur kundështarët politikë të Ramës

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, akuzoi SPAK-un se ka qenë në shërbim të kryeministrit Edi Rama që nga krijimi i tij. Sipas Bushatit, pavarësia e drejtësisë është vetëm një fasadë, ndërsa në thelb drejtësia dhe pushteti janë bërë një.

 

Bushati tha se SPAK nuk heton krimin e vërtetë, por aktivizohet kur dikush “tradhton” Ramën, si në rastin e Elvis Roshit apo të disa kryetarëve bashkie që sulmohen publikisht nga kryeministri.

 

Sipas tij, çështja McGonigal u injorua, ndërsa SPAK u hodh menjëherë mbi lobimin e PD-së për qëllime elektorale dhe për të kontrolluar narrativën në media.

 

Ndërsa për rastin e Veliajt, i cili u përjashtua nga gara pak para zgjedhjeve, u përdor si provë e “pavarësisë” së drejtësisë, por rezultati zgjedhor tregoi të kundërtën: Rama nuk humbi, madje fitoi më shumë mandate në Tiranë.

 

Sipas Bushatit, rasti Veliaj provoi përfundimisht se veprimet e SPAK-ut nuk e dëmtojnë Ramën, por janë pjesë e një skeme politike të mirëmenduar që i shërben atij.

 

“Na shitet ideja sikur jetojmë në një demokraci, ku drejtësia luan rolin e qenit roje që kontrollon pushtetin. Por në realitet, drejtësia dhe pushteti janë bërë një i vetëm.

Ndaj, është i pavlefshëm justifikimi se “policia nuk ndihmoi”. Nëse ata e dinin çfarë përfaqëson policia, pse ngritën një task-forcë me polici dhe me Dumani-n në krye?

 

Në janar, një vit e gjysmë më parë, u deklarua se do krijohej një task-forcë për të bërë “namin”. Atëherë besohej se kishte polici të mirë. Sot kuptohet se ishte vetëm një iluzion.

 

Kjo task-forcë u ngrit thjesht për të ndërtuar një alibi për zgjedhjet.

 

SPAK-u gjithmonë i ka shërbyer Edi Ramës, por kësaj here e bëri në mënyrë aq të hapur, sa që diskreditoi veten, edhe për ata që mund të kishin ende iluzione për pavarësinë e tij.

 

Janë të paktë në numër, por nuk janë të paktë kur bëhet fjalë për të hetuar njerëz që janë kthyer kundër Ramës, si Tom Doshi apo Elvis Roshi.

 

SPAK nuk ngurron të hetojë edhe kryetarë bashkish që Rama i ka sulmuar publikisht, duke u thënë se “luajnë me dy porta”. Mjafton që Rama të bëjë një deklaratë politike, dhe menjëherë “zagarët” e SPAK-ut sulen për të hapur dosje.

 

Elvis Roshi ndoshta e meriton të jetë në burg, por SPAK e merr në shqyrtim vetëm pasi ai tradhton Edi Ramën – një njeri për të cilin Rama kishte mbajtur një kosto të madhe politike. Dhe kur Roshi del kundër, SPAK nis veprimin.

 

Kjo e bën të gjithë situatën qesharake. Edhe sot, ende nuk kemi një zbardhje për çështjen e lobimit të McGonigal-it. Përkundrazi, u hodh menjëherë në skenë një tjetër sulm – ndaj lobimit të PD-së – si kundërpërgjigje politike.

 

Pse? Thjesht për fushatë. Sepse mediat e Ramës duhej të kishin një temë të re për ta shfrytëzuar menjëherë.

 

SPAK-u nuk më habit. Unë besoj se ai ka tradhtuar edhe ata që përpiqeshin ta mbronin deri tani – të ashtuquajturit “idiotë të dobishëm”.

 

Zgjedhjet e fundit e treguan këtë më qartë se kurrë.

 

Merrni rastin e Erion Veliajt. Përkrahësit e SPAK-ut u përpoqën ta paraqesin si provë të pavarësisë së drejtësisë: “Shikoni, SPAK i heq nga rruga njeriun më të fuqishëm të Ramës në Tiranë, me para, me media…”

Por zgjedhjet mbaruan. Dhe çfarë ndodhi? PS doli edhe më mirë në Tiranë se më parë. Po të ishte Veliaj aty, mund të kishte dalë edhe më keq. Rama mori një mandat më shumë, edhe pse i shtua nga Korça, ose të paktën nuk humbi asgjë.

 

Pra, efekti i largimit të Veliajt ishte zero. Asnjë humbje. Ndërkohë, në të gjitha qarqet e tjera Rama ka pasur rritje.

 

Nëse Veliaj do të kishte qëndruar, ndoshta do të kishte pasur edhe më shumë humbje. Kjo tregon se ajo që paraqitej si goditje për Ramën, në të vërtetë nuk ishte asgjë – një manovër pa ndikim real.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy