Kreu i Kushtetueses do të përballet sërish me Vettingun, ONM ankimon vendimin e KPK për Bashkim Dedjan

Kreu i Kushtetueses do të përballet sërish me Vettingun, ONM ankimon vendimin e KPK për Bashkim Dedjan

Këtë të enjte Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Bashkim Dedjan, i cili më 13 korrik u rikonfirmua në detyrë si kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Një javë më parë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të sugjeronte apelimin e këtij vendimi, duke ja adresuar si detyrë Komisionerit Publik çuarjen e dosjes së Bashkim Dedjas tek Komisioni i Posaçëm i Apelimit, e cila ka ndodhur këtë të enjte.

"Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja. Pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë." thuhet në njoftimin për shtyp të këtij institucioni. 

ONM i rekomandoi Komisionerit ankimimin kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja. 

"Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese", vazhdon më tej deklarata.

Ishte si të kaloje varrin për së gjalli” do të deklaronte kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, disa ditë pasi do të kalonte vettingun, por duket se “ferri” akoma s’ka mbaruar për të.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy