Malaj: Rimbursimi i TVSH-së dhe klima politike, faktorë pengues për bizneset vendase dhe investimet e huaja (VIDEO)

Malaj: Rimbursimi i TVSH-së dhe klima politike, faktorë pengues për bizneset vendase dhe investimet e huaja (VIDEO)

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë se klasa politike duhet të tregojë kujdes me bizneset e huaja që janë në vend, pasi kanë rol thelbësor për investimet e reja. Në një intervistë në studion e Tema TV, krahas ngjarjeve të fundit kriminale, të cilat dëmtojnë imazhin  e vendit, Malaj renditi edhe një sërë faktorësh të tjerë që frenojnë investitorët e huaj.

“Investimet e huaja direkte, kërkojnë këtë ambientin e përgjithshëm të funksionimit, e drejta e pronësisë, pushteti i pavarur gjyqësor, administrata publike, dhe rruga më e mirë për ta promovuar ekonominë shqiptare, përveç takimeve që bëjnë qeveritarët tanë, është biznesi aktual i huaj në vendin tonë”, tha ai.

Duke u ndaluar te biznesi vendas, Malaj u shpreh se rimbursimi i TVSH-së mbetet zgjidhje emergjente për t’i mbajtur bizneset shqiptare në vend.

Rimbursimi i TVSH-së për këto biznese është një gangrenë, për të cilën realisht nëse qeveria nuk reagon, disa prej tyre janë duke menduar edhe të rialokojnë bizneset e tyre në Maqedoni apo Serbi, ku incentivat fiskale janë të jashtëzakonshme”, tha ai. 

Malaj po ashtu ka komentuar edhe qasjen e bankave që ndjekin politika të shtrënguara për kreditimin e biznesit, duke e argumentuar me faktin se risqet e rritjes së kredisë me probleme janë tepër prezente, dhe kreditimi në masë i biznesit e rrit më tepër këtë mundësi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy