
Debate në Kuvend mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe kreut të PD-së, Basha. Në fjalën e tij, Lleshaj i kujtoi Bashës kohën kur ishte në detyrën e ministrit të Brendshëm në vitin 2011 dhe ngjarjen e 21 janarit.
“Nuk do arrish kurrë të më shohësh si ty në 2011, që le 4 viktima në bulevard. Sa herë të tregosh gishtin butaforik drejt meje, kujto historinë ke 4 të vrarë, mbi 100 të plagosur 4000 në tentativë për t’i vrarë se iu lëshove plumbat mbi kokë, mendohu mirë”, vijoi ai.
Në replikën e tij, Basha tha se vetë Rama i ka promovuar ata që qëlluan mbi protestuesit.
“Ka një shprehje të njohur për shqiptarët kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin. Duhet të pyesësh Ramën pse i promovoi ata që akuzohet se shtinë mbi ata që sollët për t’i vrarë. Këto janë çështje që socialistët i dinë fare mirë. Ty të duhet pak kohë për të mësuar tezat bajate. Je fatkeq se kur të tjerët janë zbythur duke treguar këto gënjeshtra ti je i fundit dhe kujton se po tregon gjëra të reja. Je dy herë fatkeq sepse kur unë punoja dhe plotësova 150 kritere ndaj luftës ndaj krimit të organizuar dhe arrita të plotësimin e lëvizjes së lirë në shengen, ju e kishit mendjen si të krijonit alibitë për Edi Ramën dhe për pengesat që ai i vuri Shqipërisë për vizat, por pa sukses. Ku e ke katandisur sot Shqipërinë shefi yt dhe propaganda juaj nuk të ndihmon dot. Delja e zezë e Evropës dhe Kolumbia e Evropës, ky është rekordi i Ministrisë së Brendshme”, tha Basha.



