Me urdhër të ministrit Manja/ Tre personazhe të krimit vendosen në regjim të posaçëm

Me urdhër të ministrit Manja/ Tre personazhe të krimit vendosen në regjim të posaçëm

MCN TV mëson se Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar vendosjen në regjimin e  posaçëm për një afat 1 vjeçar shtetasit: Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala.

Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.

Viktor Ymeri është një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Vlorë. Ai ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar para disa muajsh në Durrës. 

Po ashtu Ymeri konsiderohet një nga njerëzit e afërt të  Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si "Gaxhai", i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy