Dy të vdekur gjatë koncertit të grupit ABBA në Suedi

Dy të vdekur gjatë koncertit të grupit ABBA në Suedi

Dy persona kanë vdekur dhe një person i tretë është plagosur, pasi një burrë ra nga kati i shtatë i një salle koncertesh në Suedi. Rreth 1000 vetë u mblodhën në Pallatin e Kongreseve në Upsala pranë kryeqytetit Stokholm, për të marrë pjesë në koncertin e grupit të famshëm të viteve 1980, ABBA.

Por 30 minuta para fillimit të shfaqjes, burri u rrëzua dhe ra në hollin e hapur në katin e parë mbi dy persona, tha policia. Ai vdiq dhe një nga personat që u godit gjithashtu, ndwrsa njw tjetwr ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital.

Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar nga policia, por personi që u rrëzua u tha nga policia se ishte rreth të 80-tave dhe burri tjetër qw humbi jetwn nga goditja në të 60-at. "Ne morëm një telefonatë për dikë që ose është hedhur ose ka rënë nga një lartësi e madhe", tha zëdhënësi i policisë Magnus Jansson Klarin për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai tha se oficerët po punonin për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur saktësisht, duke shtuar se ishte shumë herët për të thënë nëse një krim kishte ndodhur. Salla e koncerteve fillimisht u mbyll nga policia, kështu që dëshmitarët në vendngjarje mund të merren në pyetje.

MTLive, kompania e eventeve që organizoi shfaqjen, ka shkruar në faqen e tyre në Facebook se “të gjithë janë në shok”.

"Fatkeqësisht, ne duhet të njoftojmë se një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur. Ajo që dimë është se dikush u hodh [ose] ra lart në arenë dhe goditi njerëz të tjerë. Për momentin nuk dimë shumë më tepër, të gjithë janë në shok " tha kompania.

Incidenti tragjik vjen vetëm disa ditë përpara se Abba të publikojë të premten albumin e tyre të parë në më shumë se 40 vjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy