
I shiti lëndë narkotike agjentëve të DEA-s, arrestohet në Shqipëri Indiani me dy emra. Pas një beteje ligjore me drejtësinë shqiptare tashmë është hapur rruga ekstradimit dhe pritet që brenda pak ditësh ai të dërgohet në Amerikë. FactCheck sjell detaje të hetimit ndaj shtetasit Nitin Mishra njohur edhe me emrin Ricky Sequierra. Në vendimin e siguruar nga FactCheck thuhet “Gjatë një hetimi nga DEA, u zbulua se subjekti i kësaj kërkese ekstradimi, shtetasi indian Nitin Mishra ishte pjesë e një organizate transnacionale trafiku substancash narkotike, e cila po shpërndante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës produkte të ndryshme të kontrolluara farmaceutike të falsifikuara nga vende të tjera. Sapo pakot voluminoze mbërrinin në SHBA, bashkëpunëtorët e vendosur brenda territorit të SHBA ua shpërndanin barnat klientëve pa pasur ndonjë recetë të ligjshme nga një mjek. Ky hetim ka identifikuar Mishra-n si pronari i një website që shpërndan substanca të kontrolluara. Mishra përpunonte personalisht porositë e barnave, drejtonte pagesat dhe transportuesit e barnave që ndodheshin jashtë dhe brenda SHBA, që ata të dërgonin pako barnash nëpërmjet Shërbimit Postar. Në një rast, Mishra komunikoi drejtpërdrejt me një agjent të fshehtë të DEA-s (person i infiltruar), mori pagesa për barnat nga agjenti i fshehtë dhe drejtoi dërgimin e substancave të ndryshme të kontrolluara te agjenti i fshehtë në Distriktin Lindor të Wisconsin” Në shtator 2022 ndaj tij SHBA lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar ndërsa më 12 tetor ai u arrestua nga policia e Tiranës teksa futej në Shqipëri. Ndër faktet e renditur nga DEA në urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj Indianit është edhe komunikimi që ai ka patur në shtator 2021, një vit para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Teksa drejtësia shqiptare ka lejuar ekstradim bazuar në provat amerikane thotë se “Në dosjen objekt gjykimi, në aktet e dërguara nga shteti kërkues, ndër të tjera citohet : "Më 17 shkurt 2021, oficeri i fshehtë dërgoi mesazhe në numrin e regjistruar për Mishran dhe dha adresën e tij të emailit për një listë çmimesh me kërkesë nga Mishra. Gjatë asaj bisede, Mishra e pohoi nëse oficeri i fshehtë i kishte marrë drogat me qëllim shitjeje: "Okay pra ti shet!!! Nuk është për ty” Më 26 shtator 2018 DEA do të arrestonte në Shqipëri në kuadër të operacionit “Sintetiku”, 2 shtetas amerikane: – Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA; si dhe Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA”. Në kuadër të operacionit “Detroit” më 1 shtator 2021 në tentativë për të hyrë në territorin shqiptarë DEA do të kapte një tjetër person, 41 vjeçarin e identifikuar me inicialë L.V. Më 28 Prill 2021 në hetimin e përbashkët me DEA policia e shtetit dhe ajo e Tiranës do të finalizonte operacionin e koduar “dërgesa”. Afro 1.2 milion dollarë mes tyre prona dhe llogari bankare u sekuestruan shtetasit shqiptaro amerikan Ylli Didani të arrestuar më herët dhe vënë në akuzë nga DEA.



