Lazimi: Shqipëria mund të jetë treg për t'u eksploruar nga investitorët francezë, rëndësi vendndodhja gjeografike

Lazimi: Shqipëria mund të jetë treg për t'u eksploruar nga investitorët francezë, rëndësi vendndodhja gjeografike

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, për nënshkrimin e katër marrëveshjeve të bashkëpunimit Shqipëri-Francë thotë se raportet mes dy vendeve nuk kanë qenë më shumë se raportet diplomatike dhe kulturore.

Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se në rrafshin ekonomik është risi nëse Franca është realisht e interesuar për këtë treg.

Lazimi tha se Serbia është ndër të paktat vende në rajon që ka qasje pragmatiste për investitorët e huaj dhe bën bashkë investitorët si nga SHBA, Kina dhe Franca.

Vizita e Macron përtej elementëve ekonomikë që ka dashur të ambalazhojë, ishte më shumë e natyrës politike, vizitë shtetërore e cila vjen në momentin kur kishim një samit të vetë BE në Shqipëri.

Mesazhet kanë të bëjnë me presionin në rritje mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk kemi shumë investime të Francës hiq Voltalia që ka parkun solar të Karavastasë dhe Spitallës, është e vështirë të numërojmë investimet franceze.

Carrefour erdhi në Shqipëri para ca vitesh por u mbyll, nuk pati sukses. Interesi politik dhe gjeopolitik i paraprin dhe interesit ekonomik.

Marrëveshja me një grup shqiptar të njohur dhe një grupi francez për duty free shop, të tjerat janë të natyrës së vogël dhe të mesme. Franca aktivitetin e vetë më të madh e ka në Afrikë.

Si çdo shtet tjetër kur vjen puna te investimi, tregu duhet të jetë me leverdi. Duhet të ketë mbështetje nga qeveritë përkatëse.

Qartazi është një ekonomi ku shteti ka rol të rëndësishëm, në dallim nga vendet anglo-sanksione ku në investimet private roli i shtetit nuk paraprin.

Shqipëria mund të jetë një treg për tu eksploruar nga investitorët francezë. Franca dhe Gjermania duhet të bëjnë një rol ekuilibrues në rajon.

Prezenca e rritur e kompanive franceze është në një farë mënyre edhe një prezencë e rritur e interesit politik të Francës për të arritur një lloj kompromisi.

Ka një dokument franko-gjerman për zgjidhjen e situatës mes Serbisë dhe Kosovës dhe kjo besoj se është thembra e Akilit, çdo gjë tjetër është një lloj garniture që një vizitë e kësaj natyre të shoqërohej.

Me samitin e Tiranës vetë BE e ka kuptuar që mos projeksioni i një pakete ekonomike për Ballkanin, veç stimulit që një ditë do jeni pjesë e BE, është e pamjaftueshme.

Lazimi shtoi ndër të tjera se viret e fundit AFD franceze që sipas tij, është KFW gjermane po bëhet aktive dhe në sektorin e ujësjellësave, po ndërtohet impianti i ujërave të zeza për Durrësin.

Franca dhe Amerika, vende të mëdha për vende si yni nuk kanë interes të madh.

Nëse realisht Ballkani Perëndimor mund të mos jemi treg për konsum, por mund të jemi vend i mirë për fabrika ndërkombëtare, për shkak të vendndodhjes gjeografike.

Pyetja që ngrihet është a i kemi krijuar ne kushtet për të përfituar ne më shumë nga investitorët e huaj, që përveç tyre të fitojmë dhe ne më tepër.

Pyetja që duhet ngritur se sa të gatshëm jemi ne për të hapur tregun, i cili po bëhet monopolist dhe cedon konkurrencën dhe te investimi i kapitalit njerëzor.

Shifra 600 milionë euro deri në 2027 është e mundur nëse do investohet në disa sektorë si infrastruktura etj. Ne nuk i dimë detajet e marrëveshjes.

Duhet të shohim se si ky angazhim politik i Macron, do zbatohet dhe implementohet në iniciativa dhe procese konkrete në 3-4 vitet e ardhshme, për të parë nëse ka qenë diçka e mirëorganizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy