
Gjatë protestës së sotme në Tiranë, ra në sy edhe prania e shqiptarëve nga Zvicra.
Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Tokios, Medlir Mema, dhe përfaqësuesi i “Diasporës për Shqipërinë e Lirë”, në studion e edicionit të lajmeve në MCN TV, vlerësoi se keqqeverisja e kësaj qeverie i ka nxitur për të dalur në protestë.
Për të, zgjidhjet e ofruara nga qeveria janë të pamjaftueshme dhe komuniste në mentalitet.
Pjesëmarrja e diasporës është inkurajuese, në aspektin se çfarë i nxit protestat, nuk është vetëm çështja e rritjes së çmimit të naftës, zarzavateve, mallrave, janë simptoma në trupin e zgjeruar të keqqeverisjes së qeverisë. Me krijimin e grupeve për të parë shtrenjtimet nga qeveria, shikojmë një rikthim të një mentaliteti komunist, këto borde bëheshin gjatë komunizmit, është zgjidhje e gabuar, për më tepër mungon përfaqësimi.
Ekonomia shqiptare nuk i përgjigjet nevoja për shkak të keq menaxhimit dhe monopolit të tregut shqiptar, këtu pastaj është përgjegjësia e kryeministrit, zgjidhjet janë të pamjaftueshme, janë komuniste në mentalitet dhe përbën një problem shumë të madh.



